Arsenali, sfidë Realit për Gapko

Arsenali, sfidë Realit për Gapko

Sezonet e fundit të cilat kanë rezultuar të shkëlqyera tek Psv Eindhoveni, shumë shpejt i kanë shpërblyer sakrificat e Cody Gapkos .

Për ekstremin 23 vjeçar disa ekipe të njohura po garojnë fuqishëm, ndër të cilat spikasin Arsenali dhe Real Madridi . ‘’ Topchinjtë ‘’ e Mikel Artetas momentalisht konsiderohen të avantazhuar për yllin e hollandezëve i cili aktivizohet në krahun e majtë.

13 gola dhe 11 asiste në 18 sfidat e deritanishme janë një statistikë që meriton vlerësimin maksimal, e cila e ka shëndërruar në një ndër lojtarët më të mirë të Eredivisies.

Gjigandët e Hollandës do të drejtohen nga ish sulmuesi Ruud van Nistelrooy por drejtuesit e ekipit nga Eindhoven kanë paracaktuar 50 milionë euro për largimin e Cody Gapkos nga ‘’ Phillips Stadion ‘’ , lojtar që parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos vijuese.  

Londinezët kanë ndryshuar shumë në krahasim me sezonet e kaluara  falë punës së Mikel Artetas , ish mesfushor i ‘’ The Gunners ‘’ , një ekip për tu patur frikë në sezonin aktual dhe gjithashtu kryesues i Premier Leagues deri në këto momente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy