Cristiano Ronaldo do të humbasë sonte ndeshjen e rëndësishme që Juventus do të luajë kundër Barcelonës për grupet e Champions League pasi portugezi vijon të jetë i infektuar me koronavirus.
Futbollisti 35-vjeçar të martën bëri testin e fundit dhe pavarësisht shpresave të mëdha rezultoi sërish pozitiv, duke humbur shansin për t’u grumbulluar. Pas kësaj fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ shkroi në rrjetet sociale se ‘tani ndihet mirë dhe i shëndetshëm’, ndërsa nuk la pa mbështetur edhe skuadrën duke shtuar ‘forca Juve’.
Gjithsesi Cristiano Ronaldo nuk e ka lënë me kaq sepse duket të jetë i irrituar. Në një koment të mëvonshëm futbollisti i kampionëve të Italisë thotë se ‘testi i koronavirusit është një broçkull e madhe’.



