Partizani zyrtarizon drejtorin sportiv: Solli Ekubanin dhe Skukën

Partizani zyrtarizon drejtorin sportiv: Solli Ekubanin dhe Skukën

Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme, drejtorin e ri sportiv, Elton Marinin. Në të kaluarën, Marini ka luajtur edhe si futbollist me të kuqtë, ndërsa tashmë i është besuar një detyrë e rëndësishme.

Marini gjithashtu ka bashkëpunuar me Partizanin, në afrimin e dy sulmuesve, si Caleb Ekuban në vitin 2016, apo edhe Xhuljano Skuka në muajin janar të këtij viti.

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy