Claudio Ranieri pas largimit nga drejtimi i Sampdoria, tashmë do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Premier League.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, thuhet se trajneri italian është shumë afër një marrëveshje me Ëatford. Këta të fundit shkarkuan nga drejtimi i skuadrës Xisco, për shkak të rezultateve negative dhe tashmë drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë stolin Ranierit.
Raportohet se për trajnerin italian është gati një kontratë 2-vjeçare dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme. Kujtojmë se Ranieri e njeh mirë kampionatin anglez, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe Leicester City, me të cilët fitoi edhe titullin kampion.



