
Huazimi i Lois Opendas tek Juventusi i ka shërbyer për të nxjerrë në pah cilësitë e tij.
Belgu ka avancuar me sukses tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, skuadër në të cilën kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.
Pretendentët nuk kanë vonuar aspak dhe së fundmi në dërë sulmuesit i kanë trokitur drejtuesit e Bayern Munchenit.
25 vjeçari është i ndërgjegjshëm se çdo të thotë të luash në Bundesligë pasi ishte pjesë e Leipzigut në të shkuarën.
Krerët e bavarezëve tashmë e konsiderojnë prioritet transferimin e golashënuesit në ‘’ Allianz Arena ‘’, për të cilin presidenti Herbert Hainer ka përgatitur çekun prej 70 milionë eurosh.
Bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme, të justifikuar nga paraqitjet e Lois Opendas, i cili ka dhënë maksimumin tek torinezët.
Por eksperienca në ‘’ Allianz Stadium ‘’ një ditë do të përfundojë dhe tek Bayern Muncheni do të ketë avantazhin e fitimit të titujve të rëndësishëm.
Karriera e tij në aspektin sportiv ka patur një ecuri premtuese dhe ky fakt është shpërblyer me interesin e një ekipi i cili tenton protagonizmin në çdo kompetiticion pjesëmarrës.



