
Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku ekipi i tij u mposht minimalisht nga Partizani.
Josa deklaroi se i pëlqeu paraqitja e skuadrës, ndërsa shtoi se te rasti i golit duhet të ishin më të mbledhur.
Nuk është problem, ne këto lojtarë kemi dhe me këto do të plotësojmë mangësitë që ka një ndeshje
Lojtarët e interpretuan deri diku mirë ndeshjen, mund të bënin më mirë në sulm, kryesisht në futjen në zonën e Partizanit dhe pasimin e fundit
U ndëshkuam nga një episod, patëm edhe një rast tjetër ku Partizani pati një rast të pastër, por nuk shënoi. Këto ishin dy gabimet vetme që bëmë.
Duhet të ishim më të mbledhur te rasti i golit, pasi ishte një kundërsulm që i doli topi lojtarit të Partizanit. Më pëlqeu gjithsesi paraqitja e skuadrës. Kur shkoi loja në shtesë duhet të ishim më të vëmendshëm



