
Javët e fundit Barcelona është mbërthyer nga suksesi . Pas firmosjes me Sergio Agueron , Eric Garcian dhe Emerson Royal katalanasit janë shumë afër sulmuesit Memphis Depay . Hollandezi prej shumë kohësh konsiderohet si kandidat potencial për t’iu bashkuar ‘’ Los Cules ‘’ të cilët besojnë se me tentativën e dytë do ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’. Sipas Sport ‘’ Blaugranët ‘’ mendojnë ta zyrtarizojnë 27 vjeçarin gjatë javës vijuese sepse ecuria e negociatave nuk demostron gjë tjetër veçse të qënit me një këmbë në Katalunjë .
Barcelona ka patur shumë fat në lidhje me Memphis Depay sepse ky i fundit i ka respektuar të gjitha kërkesat e presidencës së lideruar nga Joan Laporta duke mos i vënë me shpatulla pas murit spanjollët. Kontrata 3 vjeçare do të shoqërohet me një rrogë të konsiderueshme dhe vlera e prishjes së saj do të jetë në të njëjtin nivel. S’duhet anashkaluar se gjithçka do të varet nga adaptimi ose jo i Memphis Depay i cili do të ketë privilegjin për tu rritur profesionalisht sepse vetë emri i Barcelonës e imponon një gjë të tillë . Me Ronald Koman në stol ish-i i Lyon do të ketë një mbështetje të veçantë sepse 58 vjeçari i njeh shumë mirë aftësitë e sulmuesit për arsye të së kaluarës tek Hollanda.
Fakti i të qënit afër këtij lojtari me parametra zero konceptohet si një fat shumë i madh për Barcelonën sepse është një sulmues shumë i rrezikshëm përpara portës dhe me Sergio Agueron me siguri do të jenë të pandalshëm nga mbrojtjet kundërshtare . 22 gola dhe 12 asiste në 40 ndeshje janë statistika shumë motivuese për një Barcelonë që kërkon të përsërisë periudhën e tridentit të famshëm Messi – Suarez – Neymar me të cilët ishte gati e pamundur përballja e çdo reparti defensiv.



