
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, duke folur për miqësoren që Shqipëria do të luajë me Arabinë Saudite, ku do të ftohen lojtarë nga Superiorja, u shpreh se futbollistët duhet të jenë krenarë që do të luajnë me fanellën e Kombëtares.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se lojtarët duhet të justifikojnë veten që të jenë në Kombëtare edhe në të ardhmen.
Të gjithë lojtarët duhet të jenë krenarë që do të luajnë me Shqipërinë. Nëse do jenë të gjithë lojtarë nga kampionati dhe jo nga kampionatet e huaja, atëherë është gjë e mirë.
Janë lojtarë në formë të mirë në kampionat. Duhet të japin maksimumin e tyre, për të justifikuar veten, që të jenë të pranishëm në Kombëtare, pavarësisht atyre që luajnë jashtë. Reja ka bërë shumë mirë që ka ftuar këta lojtarë, për të treguar se kampionati shqiptar ka lojtarë të mirë që mund të luajnë te Shqipëria.



