Skuadra e Manchester Unitedi e ka arritur të mposhti West Bromwich Albionin në javën e 17 të Premier League angleze
Kjo ishte një fitore e tretë radhazi për skuadrën e drejtuar nga tekniku portugez Hose Mournho, duke mposhtur 2 - 0 WBA në transfert.
Dy golat për “Djajtë e Kuq” i shënoi sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Pas kësaj fitore, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë dhe ka barazuar me pikë Tottenhamin, gjithsej 30.
Por United gjendet 13 pikë larg nga kryesuesit e kmpionatit që janë Chelsea e Londrës e drejtuar nga Antonio Conte.
Rezultatet e Premier League
Crystal Palace 0 - 1 Chelsea
Middlesbrough 3 - 0 Swansea City
Stoke City 2 - 2 Leicester City
Sunderland 1 - 0 Watford
West Ham United 1 - 0 Hull City
West Bromwich Albion 0 - 2 Manchester United



