Chelsea drejt rinovimit me Rudiger

Chelsea drejt rinovimit me Rudiger

  Ditët e fundit të merkatos parashikohet  se do të jenë shumë emocionuese dhe me të  papritura  .  Drejtuesit e kampionëve   në fuqi të Champions Leagues janë drejt finalizimit të rindërtimit të organikës dhe janë fokusuar tek peshat e rënda të  Thomas Tuchel . Flitet për mbrojtësin Antonio Rudiger që konsiderohet një element determinant i prapavijës për të cilin  bashkombasi i tij  kërkon qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ përtej  30 qershorit të 2022-shit.  

Londinezët i druhen një largimi të  28 vjeçarit  për të cilin lufton  fort Real Madridi dhe sipas gazetarit të famshëm Ekrem Onur ishte vetë  numri një i pankinës që i ka kërkuar drejtuesve me në krye  presidentin miliarder Roman Abramovich që të sigurojnë me çdo kusht qëndrimin e Antonio Rudiger në kryeqytetin anglez.   

Rikthimi i Carlo Ancelottit tek ‘’ Los Blancos ‘’ vijon të ketë një impakt shumë të fuqishëm për arsye se është një trainer që mban mbi supe një eksperiencë të gjatë suksesesh dhe kërkon të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë në treg për të respektuar adn e ‘’ Galaktikëve ‘’ që gjithmonë janë shquar si pretendentë në çdo eveniment .  

Një fakt  nga i cili ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duhet të bëjnë shumë kujdes është se s’duhet të presin deri në përfundimin e kontratës sepse do të lejonin largimin gratis të qëndërmbrojtësit nga Chelsea dhe do të përforconin kundërshtarët e mundshëm në Uefa Champions League .

Pavarësisht se mbetet një komponent shumë i rëndësishëm për skemat e ishi-t të Borussia Dortmundit  , gjithçka do të varet nga oferta e rinovimit nga ana e  anglezëve. 

34 ndeshjet e sezonit të kaluar u shoqëruan me një rendiment të shkëlqyer  dhe  fitimin për të dytën herë të Champions Leagues, arsye të mjaftueshme  për ta shëndërruar çështjen e rinovimit në një ndër prioritetet e merkatos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy