Europa League/ Nuk ka fitues në Barcelona-Manchester United, Roma e pëson në fund

Europa League/ Nuk ka fitues në Barcelona-Manchester United, Roma e pëson në fund

U luajtën katër ndeshjet e para në Europa League, për fazën me eliminim direkt. Nuk ka prodhuar fitues supersfida mes Barcelonës dhe Manchester United.

Përballja në “Camp Nou”, u mbyll në barazim 2-2, me katalanasit që kaluan të parët në avantazh me Alonso në minutën e 50-të.

Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi United përmbysi rezultatin, falë golit të Rashford në minutën e 53-të dhe autogoli i Kounde në minutën e 59-të.

Në minutën e 76-të, ishte Raphinha që vendosi baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me skuadrat që do të kërkojnë përmbysjen në ndeshjen e kthimit.

Roma u mposht në transfertë nga Salzburg, me këta të fundit që triumfuan falë një goli të Capaldo në minutën e 88-të.

Në sfidat e tjera, Ajax u ndal në barazim nga Union Berlin, ndërsa Shakhtar Donetsk, triumfoi 2-1 ndaj Rennes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy