
River Plate njihet si një ndër ekipet që prodhon më shumë talentë në Amerikën e Jugut.
Si në çdo merkato tjetër, ekipet me emër në Europë vijojnë tentativat për blerjen e tyre, të avantazhuara nga potenciali në aspektin ekonomik dhe sukseset e vazhdueshme në ligat respektive dhe më gjerë.
Në Spanjë do të zhvillohet një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ midis Real Madridit dhe Barcelonës për Franco Mastantuonon, pjesë e River Plates.
Mesfushori ka shpalosur vlerat e tij në skuadrën e parë të ‘’ Los Millonarios ‘’ dhe interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ s’mund të evitohet.
17 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe gjithashtu konsiderohet ndër më të mirët e kontinentit në pozicionin ku aktivizohet.
Përveç Barcelonës dhe Real Madridit, edhe Arsenali i ka trokitur në derë ekipit nga Buenos Airesi për Franco Mastantuonon, kontrata e të cilit skadon në dhjetorin e 2026-tës.
Referuar paraqitjeve duhet shtuar se kanë ndikuar automatikisht në rritjen e vlerës së kartonit, e cila aktualisht arrin 50 milionë eurot.
Në çdo sfidë nxënësi i Enzo Francescolit po tregon se e meriton kalimin në Europe, me siguri tek një klub shumë prestigjoz.



