
Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës, të paktën edhe për një sezon. Sulmuesi armen ka firmosur ditën e sotme rinovimin e kontratës me verdhekuqtë.
Prej kohësh flitej se lojtari do të largohej nga kryeqyteti italian, sidomos pas emërimit në stolin e Romës, të Jose Mourinho. Në të kaluarën, sulmuesi nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin portugez, por duket se gjithçka është rregulluar tashmë.
Ka qenë pikërisht Mourinho që e ka bindur Mkhitaryanin që të rinovojë kontratën, duke i bërë të ditur se e ka pjesë të planit të tij për sezonin e ardhshëm. 32-vjeçari ka rinovuar kontratën për një sezon, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro.



