Ermal dhe Adrian Hadribeaj, dy vëllezër të suksesshëm në boks, rrëfejnë rrugëtimin e tyre në “Zgjohu me MCN”

Ermal dhe Adrian Hadribeaj, dy vëllezër të suksesshëm në boks, rrëfejnë rrugëtimin e tyre në “Zgjohu me MCN”

Adrian Hadribeaj dhe Ermal Hadribeaj, dy vëllezër të njohur të sporteve të luftës, ishin të ftuar në studion e “Zgjohu me MCN”, ku treguan për fillimet e tyre, rrugëtimin në sport dhe sukseset në SHBA, si edhe rikthimin e tyre në Tiranë.

Ermalin e pret në Tiranë një ndeshje e rëndësishme për mbrojtjen e titullit “WBC”.

Ermal Hadribeaj

Po mbroj titullin për herë të nëntë. Kam pasur shumë ndeshje për këtë titull dhe jam stërvitur fort. Shpresoj në një tjetër fitore.

Fitoret e mia i kam arritur me përkushtim, disiplinë dhe ambicie. Objektivi im është të bëhem kampion bote; aktualisht renditem i gjashti në WBC.

Përgatitjet i kam intensive, stërvitem 3-4 orë në ditë. Vetëbesimin e marr nga puna që kam bërë deri tani dhe për këtë arsye nuk kam presion.

Kur shkova në Amerikë, fillimisht punova në restorante, por stërvitjen nuk e lashë asnjëherë pas dore. Jemi rritur dhe formuar këtu, dhe mendërisht shkoja i fortë. Ka pasur ditë kur zgjohesha i demotivuar, por i jepja forcë vetes. Kur trajnerët shohin që je i motivuar, të mbështesin.”

Adrian Hadribeaj

Unë jam marrë herët me sporte luftarake. Kur e nisi Ermalit rrugëtimin, e ndjeva që ai do ta vazhdonte seriozisht.

Jam kampion në MMA. Karrierën e nisa me karate, dhe në vitin 2012, pasi kisha fitore në Ballkan dhe Europë, doja të provoja diçka të re. Në Amerikë MMA-ja ishte shumë popullore dhe doja të sfidoja veten atje. Kështu nisi rrugëtimi im.

Kam qenë 21 vjeç kur shkova në Amerikë. Në atë periudhë këtu MMA nuk ishte zhvilluar ende, ndaj shkova për të pasur mundësi më të mëdha. Duke u rritur me sportin, e shikoja që shumë sportistë, sapo mbaronin gjimnazin, e linin sportin sepse duhej të gjenin punë. Unë nuk doja të isha një prej tyre, ndaj vendosa të vazhdoja rrugën time atje.

Gjithmonë kemi pasur mbështetjen e njëri-tjetrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy