
Rendimenti i vakët në këtë fillim sezoni i ka shtuar pikpyetjet për të ardhmen e Marco Asensios në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Spanjolli ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ për zgjatjen e kontratës dhe fakti se i skadon në 30 qershorin vijues , e bën edhe më të mundur largimin nga kryeqytetasit.
Arsenali i Mikel Artetas po mendon një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit përpara mbylljes së merkatos dhe madrilenët e konsiderojnë një mundësi për të mbushur sadopak arkat me largimin e ishi-t të Mallorcas .
Marco Asensio do të gjente mbështetjen e bashkombasit të tij tek ‘’ Topchinjtë ‘’ pasi tashmë dihet se pavarësisht sforcove të Carlo Ancelottit për ta shëndërruar në një lojtar stabël në 11- she , 26 vjeçari nuk ja ka arritur qëllimit.
Për ‘’ Galaktikët ‘’ gjithashtu do të ishte një sukses sepse do të anashkalonin një problem të vazhdueshëm me largimin e tij , tek një ekip që i ofron pjesëmarrjen në Europa League në sezonin aktual.
Një trainer si Carlo Ancelotti gjithmonë duke patur parasysh ekipin që drejton sigurisht s’mund të bëjë tolerime sepse Real Madridi aktualisht është në qendër të vëmëndjes për arsye të suksesit në sezonin e kaluar i cili konsiderohet prioritet edhe në aktualin.



