Dean Huijsen, drejt Real Madridit

Dean Huijsen, drejt Real Madridit

Tek Real Madridi vijon të punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur gjatë merkatos së verës.

Një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë ka nevojë për përmirësim, tek i cili presioni është shumë i madh dhe në rast gabimi, të takon të ngrohësh stolin.

Përforcimi i repartit defensiv është një prioritet absolut për drejtuesit, të cilët po japin maksimumin për gjetjen e elementëve të përshtatshëm.

Një ndër to është edhe Dean Huijsen, i cili aktivizohet në rradhët e Bournemouthit.

Pavarësisht se është pjesë e një ekipi mesatar në Premier League, fakti se pretendohet nga spanjollët thekson një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.

Drupal Ad

Sipas disa burimeve, hollandezi tashmë është koshient për pretendimin e Real Madridit, i cili po e konsideron dhe si duket është në pritje të një oferte nga presidenti Florentino Perez.

Duhet nënvizuar se është vetëm sezoni i parë nën urdhërat e Andoni Iraolas, në një kampionat tejet të vështirë dhe me presion siç është Premier League dhe ecuria e deritanishme tregon se për kryeqytetasin e ardhmja do të jetë e ndritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy