Real Madridi, ofensivë për Dominik Szoboszlai

Real Madridi, ofensivë për Dominik Szoboszlai

Ecuria shumë e mirë e Dominik Szoboszlait me Liverpoolin së fundmi  është pasuar me interesin e Real Madridit. 

‘’ Los Merengues ‘’ janë koshientë se duhet të zhvillojnë një merkato cilësorë gjatë verës për t’iu rikthyer sa më shpejt titujve dhe dominimit në Spanjë dhe Europë. 

Hungarezi konsiderohet ndër mesfushorët më të kompletuar në qarkullim, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga ky klub, sigurisht në rangun e më cilësorëve në historinë e futbollit. 

Momentalisht krerët e ‘’ Të Kuqve ‘’ e kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend të lejojnë largimin e ndonjë lojtari nga ‘’ Anfield Road ‘’ por presidenti Florentino Perez do të insistojë dhe sipas ‘ Defensa Central ‘ ka përgatitur çekun prej 90 milionë eurove për 25 vjeçarin. 

Referuar ishi-t të Salzburgut duhet shtuar se gjithmonë e ka bërë me dije se ëndërron ta veshë një ditë fanellën e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ndoshta ky aspekt mund t’ia lehtësojë punën kreut të spanjollëve. 

7 gola dhe 5 asiste në 30 sfida janë statistikat e sezonit aktual të Dominik Szoboszlait, i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Arne Slot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy