Osmani: E rëndësishme ishte të mos humbisnim ndaj Partizanit

Osmani: E rëndësishme ishte të mos humbisnim ndaj Partizanit

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Partizanit.

Osmani deklaroi se e rëndësishme në këtë takim, ishte që të mos humbisnin, ndërsa theksoi se dy vendet e para do të kenë përparësi në fund të kampionatit.

Ishte një ndeshje kampionati, për ne kishte rëndësi mos humbisnim. Pjesa e parë ishte e mirë, krijuam raste, por nuk shënuam. Në pjesën e dytë këshillat ishin të njëjta si në pjesën e parë, të vazhdonim me të njëjtin rritëm dhe mos lejonim kundërshtarin të na vinte afër portës. Nuk patëm pasimin e fundit. Krijuam rastin me Çobën. Na mungonin lëvizjet ku sulmohen hapësirat, veçanërisht prej mesfushorëve. 

Vendi i parë dhe vendi i dytë ka përparësi në “Final 4”, luajtëm ndaj ekipit konkurrent dhe kjo ishte arsyeja pse ishim më të kujdesshëm. Nëse luajmë në “Final 4”, sigurisht që hapet dera për kampion dhe ne do ta synojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy