Manceshter City rrezikon përjashtimin nga Champions League (VIDEO)

Manceshter City rrezikon përjashtimin nga Champions League (VIDEO)

Manchester City rrezikon që të marrë pjesë sezonin e ardshëm në kompeticionin e “UEFA Champions League”. Sipas medias britanike “The Guardian”, UEFA ka hapur një hetim për Cityn në muajin e kaluar pas akuzave të “De Spiegel” se klubi kishte shmangur rregullat e “fair-playt” financiar.

Gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Dublin, presidenti Aleksandër Ceferin u shpreh se shumë shpejt do të ketë një rezultat konkret për hetimet e nisura ndaj klubit anglez.

Kampionët e Premier Ligës më parë janë gjobitur me 25 milion euro për shkeljen e “fair-playt” financiar, por shmangën një dënim nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.

Sipas matrialeve të publikuara nga “Fotboll Leaks”, në vitin 2014 Manchester City ka kryer veprime financiare në shkelje të hapur me “fair-playn” financiar vetëm për të shmangur përjashtimin nga garat evropiane. 

Një sjellje për të cilën UEFA ka vendosur të nisë një hetim të pavarur që së shpejti do të mbyllet me pasoja për Manchester Cityn.

Sipas mediave britanike, më shumë mundësi skuadra e Pep Guardiolës në sezonin 2019/2020 mund të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy