Përballja me Kalju, Gega: Kemi shtysë dhe optimizëm, Partizani del më i qartë për veten nga kjo sfidë

Përballja me Kalju, Gega: Kemi shtysë dhe optimizëm, Partizani del më i qartë për veten nga kjo sfidë

Skënder Gega, trajner i Partizanit, në vigjilje të sfidës së kthimit me estonezët e Kalju, tregon për MCN TV pritshmëritë që ka për ekipin e tij. Trajneri i të kuqve tashmë ka një panoramë më të qartë për kundërshtarin dhe beson në kalimin e turit. 

Nuk besoj se tifozët tanë që janë shumë më afër e njohin këtë ekip. Unë kam parë që është ekip me kualitet dhe për mua është sfidë e vështirë. Unë dua që ekipi të jetë i fokusuar maksimalisht. Patjetër kemi shtysë dhe optimizëm. Do mundohemi të mos udhëhiqemi nga emocionet. Unë jam i bindur se pas kësaj ndeshje, secili do të ketë ide shumë më të qarta për veten.

Lidhur me merkaton e verës, Gega tha se klubi po punon për të plotësuar mungesat. 

Unë jam munduar të marr maksimumin e grupit. Janë larguar rreth 10 lojtarë. Në merkato të gjithë tifozët e dinë që nuk ka trajner që nuk do lojtarë me të mirë. Çdo lojtar luan me dy porta në këtë periudhë. Shpresojmë dhe klubi po punon që të plotësojmë disa poste dhe reparte. Ne na duhet patjetër. 

Keko është një lojtar që ka pasur rritje kohët e fundit. Është dëmtuar dhe nuk e di si do shkojë dëmtimi i tij. Po pro punojmë. E rëndësishme është të kalojë kjo ndeshje. Merkato vazhdon dhe me besim dhe mirëkuptim do të ecim përpara. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy