Te Kukësi kanë rezultuar të gjithë negativ, në testet e bëra së fundmi për Covid-19. Vetë klubi verilindor, ka bërë të ditur në rrjetet sociale, që e kanë kaluar virusin të gjithë lojtarët e prekur pak ditë më parë.
Ditën e nesërme verilindorët do të luajnë me Dinamon, një sfidë që ishte planifikuar për t’u luajtur në fundjavën që lamë pas, por për shkak të rasteve me Covid-19 te Kukësi, ndeshja u shty për nesër.
Mungesa e vetme për Longon ndaj Dinamos, do të jetë afrimi i merkatos së janarit, Emiljano Musta, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.



