
Java e 30-të e Superiore, do të luhet e ndarë në dy ditë.
Tre sfida janë planifikuar të luhen ditën e diel, më 7 prill. Në orën 15:00, Kukësi pret në shtëpi Dinamon, në një sfidë ku fitorja është detyrim për të dyja ekipet.
Në orën 18:00, Teuta dhe Laçi, përballen mes tyre, në një ndeshje direkte për t’iu larguar fundit.
Dy orë më vonë, është planifikuar edhe supersfida e kësaj jave, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Dy ekipet që luftojnë për titullin kampion, përballen mes tyre, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin “Air Albania”.
Dy sfidat e tjera, do të luhen ditën e hënë. Egnatia kryesuese përballet me Erzenin, në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00, do të luhet ndeshja e fundit për këtë javë, Skënderbeu pret në shtëpi Tiranën.
JAVA 30:
Të dielën
Kukësi-Dinamo City 07.04.2024 15:00
Teuta-Laçi 07.04.2024 18:00
Partizani-Vllaznia 07.04.2024 20:00
Të hënën
Erzeni-Egnatia 08.04.2024 15:00
Skënderbeu-Tirana 08.04.2024 18:00



