
Edhe pse tashmë ka varur këpucët në gozhdë, kontributi i Zlatan Ibrahimovich tek Milani asnjëherë nuk do të harrohet nga drejtuesit e kësaj skuadre.
Presidenti Paolo Scaloni e ka rikthyer vëmëndjen tek ish sulmuesi , të cilit ka menduar ti ofrojë një rol të rëndësishëm, ndoshta edhe drejtimin e skuadrës në një të ardhme të afërt.
Italianët janë të hapur për diskutime duke qenë se 42 vjeçari nga Malmo tanimë konsiderohet një legjendë e këtij klubi, ndër më të famshmit në futboll.
Duhet kujtuar se Stefano Pioli do të jetë në krye të pankinës së Milanit deri në 30 qershorin e 2025-sës dhe pas kësaj date , ‘’ Ibracadabra ‘’ mund të nisë eksperiencën si trainer.
Sigurisht ky lajm e ka entuziazmuar edhe tifozerinë e zjarrtë të shtatë herë fituesve të Champions Leagues, për të cilin do të jetë sa e vështirë por edhe emocionuese për faktin se mund të provojë veten në një tjetër rol shoqëruar nga eksperienca e gjatë në këtë sport, lojtar i cili ka fituar shumë tituj të rëndesishëm gjatë karrierës.



