“Polonia, në momentin më të keq”, Thoma: Humbjen në Çeki, mund ta shikojmë si pozitive për Shqipërinë

“Polonia, në momentin më të keq”, Thoma: Humbjen në Çeki, mund ta shikojmë si pozitive për Shqipërinë

Gazetari i sportit, Kristo Thoma, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen e së hënës, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë.

Thoma tha se nuk është një ndeshje e lehtë, por humbja e polakëve ndaj Çekisë, mund të shihet si pozitive për Shqipërinë, pasi nuk janë në formë të mirë.

Nisim një edicion të paparashikueshëm. Presim performancë dhe rezultat nga lojtarët. Nuk është ndeshje e lehtë për Shqipërinë ndaj Polonisë. Kemi folur shumë për Poloninë, por edhe Çekia është një kundërshtar i vështirë.

Humbjen e Polonisë në Çeki, mund të shikojmë edhe si diçka pozitive, sepse nuk janë në formë. Janë në kulmin e momentit të keq. Vijnë pas 3 humbjeve radhazi. Edhe lojtarët kanë probleme me njëri-tjetrin. Nuk ka krijuar akoma trajneri i ri atë grupin në skuadër. Lewandowski has vështirësi për të shënuar. Ky është një nga avantazhet që ne kemi ndaj Polonisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy