Mc Kennie, afër largimit nga Juventus

Mc Kennie, afër largimit nga Juventus

Me Thiago Mottan në stol do të nisë një tjetër etapë në historinë e Juventusit.

Traineri brazilian në sezonin e kaluar e kualifikoi Bolognan në grupet e Champions Leagues. Ish mesfushori, i ndërgjegjshëm për ekipin që drejton ka filluar të mendojë për transferimet cilësore, me qëllimin e fitimit të titujve të rëndësishëm në vijimësi.

Weston Mc Kennie nuk përfshihet në planet e 41 vjeçarit, lojtar i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe një fakt i tillë nuk tolerohet tek një ekip si bardhezinjtë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Me huazimin tek Leeds United iu dha shansi të rikuperojë nga terreni i humbur por fatkeqësisht nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve së torinezëve.

Sipas ‘ Tuttosport ‘, Thiago Motta ja ka bërë me dije tashmë se nuk e llogarit për të ardhmen por për Mac Kennie është shfaqur një dritë në fundin e tunelit, i cili pretendohet nga Fiorentina.

Në sezonin e shkuar me të ashtuquajturën ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ amerikani u aktivizua në 38 sfida, nuk mundi të gjejë në asnjë prej tyre rrugën e rrjetës por kontriboi me 10 asiste për shokët e skuadrës, në të gjitha kompeticionet.

Për sa i përket ‘’ Vjollcëve ‘’ duhet thënë se mbetet një ekip cilësor, pjesëmarrës në Conference League në sezonin vijues dhe në pararendësin dështoi përsëri në finalen e këtij kompeticioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy