Triumfi në Champions League, Pioli: Nuk është shumë ndryshe nga kampionati italian

Triumfi në Champions League, Pioli: Nuk është shumë ndryshe nga kampionati italian

Milani nuk njihte fitore në shtëpi në Champions League, prej 9 vitesh dhe ky “mallkim” u thye mbrëmjen e sotme, ku kuqezinjtë, triumfuan 3-1 ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.

Pas ndeshjes, trajneri i kampionëve të Italisë, Stefano Pioli u shfaq i lumtur për këtë triumf, ndërsa deklaroi se skuadra e tij mund të kishte shënuar më shumë dhe të mos pësonte golin.  

Gjithashtu Pioli u shpreh se mendon që në Champions League, nuk ka shumë ndryshime nga kampionati italian.

Ky është hapi pozitiv i radhës. Ua kisha thënë lojtarëve të mi që ishte e pamundur që nuk kishim fituar ende në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Ka kënaqësi për rezultatin, por mund të shënonim më shumë dhe duhej të mos kishim pësuar golin.

Vazhdoj të mendoj se në Itali dhe në Europë nuk është shumë ndryshe, paraqitjet varen nga ne. Nëse luajmë me konceptet tona, mund të mundohemi të fitojmë si në kampionat, edhe në Ligën e Kampioneve. Cilësia dhe intensiteti duhet të jenë sa më lart në Ligën e Kampioneve, por edhe të dielën ndaj Napolit.

A kemi ende mundësi përmirësimi? Absolutisht po dhe ndeshja e sotme është një dëshmi e mirë, Kishte situata që mund të menaxhonim më mirë. Duhet të ëndërrojmë natën dhe të punojmë ditën që të mundohemi të arrijmë ëndrrat tona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy