
Ecuria në rradhët e Al-Hilal nuk po rezulton ajo e pritura për Neymar Juniorin.
Braziliani ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje me këtë skuadër por kohët e fundit e ka shprehur dëshirën për tu rikthyer tek Barcelona, sipas informacioneve të gazetarit Joan Fontes.
Kontrata me arabët skadon në qershorin e 2025-sës dhe ky hap do të ishte jo vetëm një rikthim mbrapa në kohë por edhe një sukses në karrierën e ishi-t të Santos.
Në të kaluarën sulmuesi fitoi shumë trofe të rëndësishëm me ‘’ Los Cules ‘’, përfshirë edhe Champions Leaguen, i cili formoi tridentin me Luis Suarez dhe Lionel Messi.
Duke qenë se e njeh filozofinë e lojës së Barcelonës adaptimi për 32 vjeçarin mund të rezultojë pa shumë probleme pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe e ka dëshmuar këtë fakt në çdo ekip, gjithashtu edhe tek kombëtarja ‘’ Seleçao ‘’.
Gjatë këtij sezoni me klubin nga Arabia Saudite ishi i Paris St Germain ka kontribuar me 1 gol dhe 3 asiste në 5 sfida por eksperienca në këtë kampionat mund të përfundojë shumë shpejt.



