Arsyet e interesit të Barcelonës për Kessie

Arsyet e interesit të Barcelonës për Kessie

Me shumë projekte përpara  ndër të cilat është  gjetja e një traineri cilësor , Barcelona vijon këmbnguljen në funksion të progresit  . Katalanasit ëndërrojnë rikthimin tek suksesi  por i duhet akoma punë .  Për zëvëndësimin e hollandezit kanë qarkulluar shumë emra  por më i mundshmi është ai ish mesfushorit Xavi Hernandez. Megjithatë rindërtimi lidhet me shumë aspekte dhe në rastin konkret ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë ti mëshojnë fort pistës Franck Kessie .  

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mbart karakteristika që përputhen siç duhet me  lojën e Barcelonës dhe drejtuesit e spanjollëve nuk kanë ndërmend të dorëzohen deri në momentin e veshjes së 24 vjeçarit me ngjyrat kuq e blu. Dështimi me Georginio Wijnaldum dhe shitja e Illaix Moribas tek Leipzigu e kanë detyruar automatikisht këtë skuadër për të pretenduar ishi-n e Atalantës i cili nuk po e gjen gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë .

Ndër të tjera janë tre arsye se pse Ronald Koeman preferon  Franck Kessien në repartin e mesfushës :

E para është përfundimi i kontratës në  qershorin e 2022- shit. Lajmet e fundit flasin për dëshirën e largimit nga ‘’ San Siro ‘’ sepse  Milani nuk i ka plotësuar kushtet e vëna nga ylli afrikan.

Megjithatë  në luftë mbetet edhe Tottenham Hotspuri me Paris St Germain, kandidaturat e të cilëve e ashpërsojnë luftën  . Arsyeja e dytë është se karakteristikat e tij konsiderohen të duhurat për  lojën që zhvillon Barcelona . Komponentët si forca fizike , kreativiteti  dhe menaxhimi i shkëlqyer i topit i japin patjetër një rëndësi të veçantë  Franck Kessies dhe e shëndërrojnë në idealin  për Ronald Koeman .

Së treti  është mosha e tij . 24 vitet mbi supe konsiderohen një fakt shumë favorizues për të vijuar me evolucionin në një skuadër që ka humbur shumë pikë në vitet e fundit  .

Largimi i Lionel Messit e ka prishur harmoninë pavarësisht se emri i Barcelonës mbetet një rrezik për çdo kundërshtar . Ecuria e deritanishme gjeneron një lloj shprese  por mbetet për tu parë se si do të përgjigjen drejtuesit e italianëve për një element  të domosdoshëm  të mesfushës i cili ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë 5 sezoneve tek kuqezinjtë .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy