Ndonëse merkato është mbyllur, Bylis vazhdon të përforcojë skuadrën. Ditën e sotme, ballshiotët kanë prezantuar një sulmues brazilian.
Bëhet fjalë për Felipe Souza Barros Ferreira. 24-vjeçari vjen nga skuadra e Superligës greke, OFI Kretë dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për sulmin e Bylis.
Lojtari është prezantuar nga presidenti Besnik Kapllanaj dhe menjëherë është vendosur nën urdhrat e trajnerin Bellai.



