
Ermir Lenjani ka folur para mediave, pas grumbullimit të Shqipërisë, për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit, ndaj Hungarisë në transfertë më 9 tetor dhe ndaj Polonisë në Tiranë më 12 tetor. Mbrojtësi i majtë është shprehur se është gati për këto dy ndeshje dhe shton se do të vendosë trajneri nëse ai do të luajë apo jo. Gjithashtu ai shprehet se është diçka pozitive për Shqipërinë që ndeshja me Hungarinë do të luhet pa tifozë.
“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi. Kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë te forca jonë dhe do shohim si do ecë loja. Nuk e di nëse do të luaj, e vendos trajneri. Ta shohim këtë javë si ecën në stërvitje dhe se çfarë mendon, pasi është ai që vendos
Migjen Basha ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. I uroj gjithë të mirat. Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht, por edhe si ekip. Megjithatë siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë.
Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne që do luhet pa tifozë, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin. Mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet që luajnë në Europë, në shumë liga të mira dhe në Champions League dhe mendoj që tani jemi shumë më të fortë.
Gol në ndeshjen e radhës? Mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese.”, u shpreh Lenjani.



