
Adnan Januzaj nuk do të jetë më pjesë e Real Sociedad. Ka qenë vetë klubi spanjoll, që ka njoftuar se mesfushori do të largohet në merkaton e verës.
Interesimet për futbollistin me origjinë shqiptare, nuk mungojnë. Thuhet se interesim serioz për lojtarin ka shfaqur skuadra e West Ham.
Trajneri i këtyre të fundit, David Moses, kërkon të ketë nën urdhrat e tij, mesfushorin me tipare sulmuese, të cilin më parë e ka drejtuar edhe të Manchester United.



