
Pas aktivizimit tek Chelsea në cilësinë e të huazuarit, kjo merkato verore do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Joao Felix. Portugezi duke patur parasysh ofertat nga disa klube të rëndësishme , e ka bërë zgjedhjen e tij. Paris St Germain besohet se do të jetë skuadra e re e sulmuesit, ekip i cili do të drejtohet nga Luis Enrique , trainer që e mirëpret tek kryeqytetasit. Sipas parashikimeve marrëveshja mund të finalizohet për 100 milionë euro , shifër që do ti mundësonte drejtuesve të Atletico Madridit të rikuperojnë pjesën më të madhe të investimit të bërë në të kaluarën prej 128 milionë eurosh për 23 vjeçarin , i cili u shëndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e të ashtuquajturve ‘’ Los Colchoneros ‘’. ‘’ Parque De Prince ‘’ do të jetë me shume gjasa zgjedhja e Joao Felix, i cili mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e kësaj merkatoje , determinante për të ardhmen e ‘’ Les Pariziens ‘’.



