Dobi: Bylis vjen si favorit, por Kukësi kërkon vazhdimësinë

Dobi: Bylis vjen si favorit, por Kukësi kërkon vazhdimësinë

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e sotme ndaj Bylisit.

Në fjalët e tij, Dobi tha se Kukësi dha shenja pozitive në fitoren me Laçin dhe tashmë do të kërkojnë vazhdimësinë. Gjithashtu duke parë renditjen, ai tha se Bylisi në këtë takim vjen si favorit.

Kemi marrë sinjale pozitive nga fitorja me Laçin, por kemi shumë për të dhënë dhe nuk duhet të ndalojmë tani. Pas ndeshjes ndaj Laçit që ishte shumë e rëndësishme, duhet vazhdimësi sepse po nuk pate stabilitet bie poshtë. Fokusohemi të marrim ndeshjet sepse e dimë se ku jemi. Jemi ende në të kuqe dhe nuk jemi komfort t’i lejojmë vetes gabime. Ka gjëra pozitive.

Me gjithë respektin për Bylisin, jemi angazhuar në maksimum. Nuk ka kundërshtar të lehtë ose të fortë. Bylis vjen si favorit sepse vjen nga vendi i tretë dhe ne në vendin e tetë. Duhet ta respektojmë dhe ta marrim me seriozitet. Një fjalë e urtë thotë: Nëse doni që t'ju respektojnë të tjerët, fillimisht respektoni veten tuaj. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe me përulësi sepse e dimë situatën ku jemi dhe nuk mund të bëjmë gjysmë ndeshje, por të minimizojmë gabimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy