
Pepi Georgiev ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën. Sulmuesi i afruar me bujë në merakton e verës, nuk ka bindur me paraqitjet e treguara.
Duke parë formën e lojtarit, drejtuesit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin. Tashmë Georgiev ka dalë si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.
Sulmuesi u aktivizua në 11 ndeshje me Teutën dhe arriti të shënojë vetëm 4 gola, shumë pak për një lojtar që luan në repartin e avancuar.



