Milani, objektiv tek Real Betisi

Milani, objektiv tek Real Betisi

 Në merkaton e janarit priten shumë ndryshime tek Milani. Me Paulo Fonsecan në stol ‘’ Djalli ‘’ ka hasur jo pak vështirësi në këtë fillim sezoni, në Serinë A dhe Champions League.

Natyrisht të luftosh në disa kompeticione e shton ngarkesën për çdo ekip dhe tashmë drejtuesit kanë zbuluar emrin e një tjetër objektivi.

Johnny Cardoso, i cili është pjesë e Real Betisit po monitorohet me kujdes nga ish kampionët e Serisë A, lojtar që nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme.

Tek ‘’ Los Verdiblancos ‘’ i ka kushtuar konsolidimi si titullar dhe dyert e ‘’ San Siros ‘’ për 23 vjeçarin tashmë janë hapur.

Por, shtatë herë fituesit e Champions Leagues do të kenë përpara një sfidë të ashpër me Tottenham Hotspurin dhe risia në këtë rast është se ekipet përkatëse kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila e avantazhon ekipin e Ange Postecoglou në lidhje me transferimin e Johnny Cardosos në ‘’ White Hart Lane ‘’.

Duke patur parasysh se flitet për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kuqezinjtë, dy ekipe të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe cilësorë në atë sportiv, e ardhmja ishi-t të Internacionalit në ‘’ Benito Villamarin ‘’ vështirësohet ndjeshëm.

Eshtë sezoni i dytë nën urdhërat e Manuel Pellegrinit, i shoqëruar deri më tani me aktivizimin në 8 sfida dhe ndërrimi i ambjentit i jep shansin për të avancuar më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy