Marin Abazaj është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Mesfushori pogradecar i cili në sezonin e fundit spikati me ekipin e vendlindjes në Kategorinë e Parë, është prezantuar ditën e sotme te kryeqytetasit.
Nëpërmjet faqes zyrtare, Dinamo ka njoftuar firmën me mesfushorin 20-vjeçar, me të cilin kishin arritur marrëveshjen prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.
Abazaj bëhet afrimi i pestë te Dinamo në këtë merkato, pas Patrik Bardhit, Xhuliano Skukës, Aleksandar Sofranac dhe Dorian Kërçikut.
“Marin Abazaj, afrimi i radhës. Një vëmendje të madhe në projektin e ri kanë futbollistët e rinj me prespektivë. Kështu, firma e radhës për Dinamon është ajo e 20-vjeçarit pogradecar, Marin Abazaj. Mesfushori i krahut të majtë është nga sot zyrtarisht pjesë e bluve!”, thuhet në njoftimin e Dinamos.



