Presidenti i UEFA-s tallet me Superligën: Më dërguan kalendarin, luante vetëm Real Madrid-Juventus

Presidenti i UEFA-s tallet me Superligën: Më dërguan kalendarin, luante vetëm Real Madrid-Juventus

Pas ditëve të para ku reagoi me gjuhë të ashpër, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, ka gjetur kohën për t’u tallur me idenë e Superligës europiane. Për një media sllovene ai fillimisht është shprehur:

"Për mendimin tim nuk ka patur kurrë një Super League. Ishte një përpjekje për të krijuar një ligë fantazmë të të pasurve që nuk ndiqte asnjë sistem, që nuk do të merrte parasysh piramidën e futbollit në Evropë, traditën dhe kulturën e saj,"-u shpreh fillimisht Ceferin, ndërsa më pas kaloi në kundërsulm: 


"Ata të gjithë na nënvlerësuan, por tani pres që në të ardhmen askush në botën e futbollit të mos më nënvlerësojë."


Në fund presidenti i UEFA-s u tall me idenë e Superligës dhe konkretisht me dy klube si Real Madrid dhe Juventus. ‘Sot një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës: ishte kënaqësi e madhe, luante vetëm Real Madrid-Juventus’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy