Manchester United: Tre alternativa për mesfushën

Manchester United: Tre alternativa për mesfushën

  Eleminimi nga Fa Cup kundër Middlesbrough i dha një leksion shumë të rëndësishëm  Manchester United se  duhet  të shtojë përpjekjet për ta harruar sa më shpejt  këtë episod të trishtë.

Ralf Rangnick ka shprehur indinjatën   ndaj ‘’ The Red Devilsave ‘’ të cilët vijojnë të turbulluar  dhe mendja sigurisht të shkon tek merkatoja , ura e shpëtimit për shumë ekipe.

Pavarësisht se me yje si Paul Pogba, Cristiano Ronaldo , etj , anglezët nuk kanë arritur të reagojnë dhe duan të evitojnë distancimin nga sukseset . 

Objektivat janë të qartë dhe reparti më difektoz  tek 20 herë kampionët e Premier Leagues ka rezultuar mesfusha . Lojtarë si Declan Rice, Kalvin Philipps apo Amadou Haidara kanë marrë vëmëndjen e gjermanit për të mos i shtuar boshllëqet tek Manchester United .

 Ylli i West Ham United preferohet shumë, sidomos në Premier League por ‘’ The Hammers ‘’ kanë rezultuar të paluhatur në pretendimet e tyre , fakt që e ka komplikuar largimin e anglezit nga Londra .

Megjithatë progresi i 23 vjeçarit vijon të vlerësohet  dhe mendohet se shumë shpejt do të përgatisë valixhet drejt një ekipi dhe ti japë një tjetër kuptim karrierës. As Kalvin Philipps nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të drejtuesve sepse ka dhënë shumë tek një Leeds që po mundohet të rifitojë eksperiencën në Premier Leagues nën drejtimin e Marcelo Bielsas.

 Falë performancës me ‘’ The Whites ‘’, 26 vjeçari tashmë mund të ndihet krenar për hapat e bërë  dhe Manchester United mund të befasojë shumë shpejt duke e transferuar në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Emrat nuk mbarojnë me kaq sepse edhe Amadou Haidara mbetet një alternativë për mesfushën e Manchester United .  Risia në lidhje me yllin e Leipzigut është se kushton më pak në krahasim me lojtarët në listë dhe ja vlen të konsiderohet  por minusi për të është se zotëron pak njohuri për Premier Leaguen , fakt që mund ta pengojë largimin nga ‘’ Red Bull Arena ‘’.

 Deri më tani vëzhguesit respektivë kanë punuar me shumë seriozitet  por duke qenë se projekti i të ardhmes është shumë ambicioz, nuk përjashtohet ndonjë emër tjetër gjatë kohës, tek  një skuadër që nuk po e gjen dot qetësinë dhe rrezikon shumë në lidhje me  objektivat .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy