
Erando Karabeci tashmë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Prishtinës. Pas largimit nga Teuta, mesfushori ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kosovë.
32-vjeçari është zyrtarizuar te Prishtina ditën e sotme dhe kalon kështu nga kampionët e Shqipërisë, te kampionët e Kosovës.
Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, por vetëm ditën e sotme është hedhur firma mbi kontratë.
Gjatë karrierës së tij, përveç Teutës, Karabeci ka luajtur edhe me fanellën e Partizanit, Kukësit dhe Tiranës.



