Milani deklaron ofertën për Botman

Milani deklaron ofertën për Botman

  Mbrojtësi Sven Botman prej kohësh është shëndërruar në prioritet për Milanin , skuadër që ka mbetur e impresionuar nga progresi i hollandezit . Kuqezinjtë kanë një shans që s’duhet humbur për tu pasuruar me një element që ka lënë gjurmë tek Lilla , me të cilën i habiti të gjithë sezonin e shkuar duke ulur nga froni Paris St Germain në Ligue 1 .

Megjithatë në ditët e mbetura të merkatos sipas ‘ Calciomercatos ‘ , italianët do ta kenë të vështirë ta transferojnë 22 vjeçarin në ‘’ San Siro ‘’ por drejtori sportiv dhe njëkohësisht legjenda e tyre Paolo Maldini ka mbajtur shënime prej një kohe të gjatë dhe është bindur për aftësitë e Sven Botman në prapavijë. 

Llogaritë e drejtuesve të Milanit po bëhen për sezonin e ardhshëm në të cilin shpresohet avancimi në Champions League dhe vijimi i të qënit një kundërshtar shumë i rrezikshëm në Serinë A , për të shkuar pak e nga pak drejt rikuperimit të identitetit fitues që mungon prej shumë sezonesh në Milano.

Ky operacion do të shoqërohet me një ofertë prej 27 milionë eurosh plus 6 të tjera bonuse në varësi të arritjeve të Sven Botman i cili do të mbështetet nga Fikayo Tomori , dyshe shumë interesante për të ardhmen.

Një akord i mundshëm sigurisht do të ketë edhe prapaskena të cilat lidhen me një forcim marrëdhëniesh ndërmjet klubeve respektive sepse në të kaluarën kanë operuar edhe për Rafael Leaon dhe Mike Magnan që vendosën të udhëtojnë drejt Milanos .

Ecuria e deritanishme thekson se po bëhet gjithçka për ta rikthyer Milanin aty ku e meriton dhe për këtë arritje, projektit të Stefano Piolit i duhen domosdoshmërisht lojtarë cilësorë .

Duhet shtuar se edhe Newcastle United ka treguar interes për Sven Botman duke e bërë këtë luftë shumë të ashpër dhe  njëkohësisht tejet interesante deri në fund .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy