Tritoli në shtëpinë e Dukës, Hoxha: Personi i arrestuar është i pafajshëm deri sa të ketë vendim Gjykate

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Hoxha: Personi i arrestuar është i pafajshëm deri sa të ketë vendim Gjykate

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka. Hoxha u shpreh se ende nuk ka prova bindëse, për personin që thuhet në media se i vendosi tritolin Dukës.

Ai deklaroi se personi që është arrestuar, është i pafajshëm, deri sa të ketë një vendim gjykate

“Tritoli në shtëpinë e Dukës? Po nëse them unë që emri që i është dhënë medias, si personi që i vendosi tritolin Dukës, nuk është i vërtetë. Ky person deri sa të jepet një vendim gjykate, është i pafajshëm. Ende nuk kemi parë prova bindëse, që ky është autori. Thuhet që është me xhup, ndërkohë që kishte bluzë me kapuç kur vendosi tritoli.

Ditën që ndodhi, e morën drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe i thanë që duhej të merreshin me këtë. Është një fushatë ku Duka është i pamposhtur. Nuk ka garë me Dukën. Me atë ka pasur garë vetëm në 2002.”, deklaroi Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy