Skënderbeu priti Tiranën në Korçë, në ndeshjen miqësore, para fillimit të kampionatit. Një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 2-2.
Korçarët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Bismark dhe Nikaj, por kryeqytetasit barazuan në pjesën e dytë.
Pavarësisht se ishte miqësore, tensioni nuk mungoi as në këtë takim. Një përplasje mes Rabiut dhe Micit, bëri që të shpërthejë një sherr masiv në fushë, ku u përfshinë edhe pjesëtarë të tjerë të dy ekipeve.
Debatet dhe konfrontimet gati fizike vazhduan për rreth tri minuta, duke sjellë reagim edhe nga tifozët që ndodheshin në tribunën qendrore, si dhe disa të tjerë në tribunën përballë.
Ndeshja rifilloi normalisht pas ndërprerjes, pas ndëshkimit me të kuq të Rabiut dhe Micit.



