
Egnatia vazhdon të vuajë dëmtimet e shumta në këtë kampionat. Pas Bruno Telushit, edhe një tjetër futbollist e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.
Bëhet fjalë për brazilianin, Guilherme Eller. Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni ditën e djeshme, në ligamentin e gjurit, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Partizanin.
Kështu sezoni i Eller mund të quhet i mbyllur dhe do të jetë gati vetëm në verë.



