Autogol i Demiral, Italia kalon në avantazh ndaj Turqisë (Video)

Autogol i Demiral, Italia kalon në avantazh ndaj Turqisë (Video)

Italia ka kaluar në avantazh në ndeshjen që është duke u luajtur në “Olimpico” ndaj Turqisë. Pas një krosimi nga Berardi, Demiral ka shkaktuar autogol në portën e Turqisë në minutën e 52-të, duke bërë kështu që italianët të kalojnë në avantazh.

Në fakt skuadra e Mancinit prej minutash po e kërkonte me ngulm golin, të cilit i shkoi shumë afër në disa raste, por pa sukses. Kujtojmë se vetëm 2 minuat para autogolit të Demiral, Turqia e kishte një mundësi të mirë me Under, por ky i fundit nuk ia doli të konkretizojë në gol kundërsulmin që e filloi vetë.

Live: Turqi-Itali 0-1

Demiral 52’ (autogol)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy