Inter transferon Arnautovic

Inter transferon Arnautovic

Përpjekjet e drejtuesve të Interit për gjetjen e lojtarëve cilësorë për metrat e fundit tashmë i kanë dhënë rezultatet. Marko Arnautovic do ti bashkohet zikaltërve , të cilët kanë derdhur në arkat e Bolognas 10 milionë euro për golashënuesin. Austriaku rikthehet në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pas 13 vitesh , transferim për të cilin numri një i stolit Simone Inzaghi e ka dhënë konfirmimin. Duhet theksuar se preferenca e parë e trainerit italian ishte Romelu Lukaku por në pamundësi për ta blerë kartonin e belgut , Marko Arnautovic është konsideruar një opsion ideal për këtë skuadër. Në sezonin e shkuar, 34 vjeçari i lindur në Floridsdorf të Austrisë shënoi 10 gola në 23 sfida me kuq e blutë dhe tek Interi do të ketë mundësinë për të luftuar për tituj të rëndësishëm, skuadër që ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën , fakt që e demostroi edhe me kalimin në finalen e Champions Leagues në sezonin e shkuar, fatkeqësisht të humbur me rezultatin 1-0 kundër Manchester City-t.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy