Plori: Lojtarët nuk dinë të bëjnë futboll të pistë, arbitri na hoqi fitoren

Plori: Lojtarët nuk dinë të bëjnë futboll të pistë, arbitri na hoqi fitoren

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, u shpreh se pavarësisht barazimit me Teutën, skuadra tregoi ekuilibër. Pas ndeshjes, Plori për mediat, u shpreh se arbitri i hoqi fitoren Vllaznisë, pasi te goli i Teutës, para se të jepej goditje dënimi duhet të ishte akorduar faull për shkodranët.

Të vjen keq me barazimin, sepse në minutat e fundit mendon se merr 3 pikët dhe të ikën fitorja nga duart. Skuadra është pak në vështirësi kur është në avantazh. Lojtarët nuk dinë të vonojnë lojën dhe nuk bëjnë lojë të pistë. Në këtë fazë duhet të jesh më i zgjuar për të marrë fitoren.

Në këmbët e futbollistëve kishte lodhje, por ajo që më pëlqeu te skuadra ishte se kishim ekuilibër. Isha i nervozuar me arbitrin, sepse te korne e fundit ishte faull për ne. Nga ajo goditje këndi erdhi edhe goli i barazimit për Teutën. Nëse do ishte dhënë faull, do e kishim fituar ne ndeshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy