
Me kalimin tek Barcelona e ardhmja e Pierre Emeric Aubameyang do të jetë një provë shumë e rëndësishme .
Katalanasit janë në rrugën e mbarë drejt hedhjes pas krahëve të dështimeve të së kaluarës të cilat nuk i dhanë shansin për të marrë përsëri pjesë në Champions League. Përpjekjet e Joan Laportas sikur e kanë ndezur përsëri dritën e shpresës dhe me gabonezin në ofensivë , Xavi Hernandez ka një garanci më tepër .
Me një kontratë deri në verën e 2023-shit , ishi-t të Arsenalit do ti duhet të sakrifikojë shumë për të arritur tek finalizimet që kanë munguar në tërë këto kohë duke shkaktuar një situatë tejet kaotike në ‘’ Camp Nou ‘’.
Kjo do të jetë eksperienca e 4-tërt e 32 vjeçarit në kampionatet e elitës , tek një skuadër të etur për trofe , me qëllimin e vetëm të lënies pas edhe të problematikave jashtë terreneve të gjelbërta të cilat në një farë mënyre e kanë lënë në prapavijë.
Joan Laporta pritet t’ia lërë stafetën ish mesfushorit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ , i cili e do këtë skuadër si askush tjetër, aspekt që mund ta favorizojë për të arritur majat me Barcelonën .
Aubameyang është një makineri golash, fakt që e treguan 5 vitet në Londër me një skuadër të larguar prej kohësh nga sukseset si ‘’ Topchinjtë ‘’ e Arsenalit dhe tek Barcelona sigurisht do të jetë në qendër të vëmëndjes duke shpresuar se potenciali i tij ti shërbejë ringritjes së ‘’ Blaugranëve ‘’.



