
Janë vendosur 4 kombëtaret gjysmëfinaliste në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Spanja ka mposhtur Bregun e Fildishtë në një ndeshje me të vërtetë të çmendur. Sfida ishte mbërthyer në shifrat 1-1, ndërsa Bregu i Fildishtë kaloi në avantazh 2-1 në minutën e 90+1’ me anë të Gradel. Kur të gjithë menduan së skuadra afrikane ia doli të kualifikohej, Spanja vendosi baraspeshën, teksa në aksionin e radhës, Mir barazoi shifrat në minutën e 90+3’, vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë nga stoli.
Sulmuesi 24-vjeçar realizoi edhe dy herë të tjera në shtesa dhe së bashku me Oyarzabal, fiksuan shifrat në 5-2, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale, aty ku do të përballen me Japoninë. Këta të fundit mposhtën pas penalltive Zelandën e Re, me ndeshjen që ishte mbyllur 0-0.
Brazili mposhti minimalisht Egjiptin, falë golit të Cunha dhe në gjysmëfinale do të përballen me Meksikën, që mposhti 6-3 Korenë e Jugut.



