Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi, aty ku është pjesë e Rubin Kazan.
Sulmuesi i Shqipërisë, gjeti rrugën e rrjetës për herë të dytë radhazi në kampionat. Daku realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, në barazimin 1-1 ndaj Rostov.
Në minutën e 62-të, futbollisti kuqezi u tregua i saktë nga penalltia, duke e ndalur topin në rrjetë.
Ky është goli i dytë radhazi për 26-vjeçarit pas atij nga Khimki, ndërsa shënoi edhe në ndeshjen e javës së parë ndaj Pari NN.



