
Duket se eksperienca e Nacho Fernandez me Real Madridin është drejt fundit, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor.
Deri më tani nuk ka ekzistuar asnjë tentativë nga ana e drejtuesve të ‘’ Galaktikëve ‘’ për qëndrimin e qendërmbrojtësit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe në Serinë A do të zhvillohet një supersfidë për 33 vjeçarin .
Inter dhe Roma do të tentojnë të firmosin me madrilenin , rendimenti i të cilit me gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm meriton duartrokitje por ka rezultuar i pamjaftueshëm për të vijuar eksperiencën me këtë skuadër.
Transferimi i Antonio Rudiger, shtuar prezencën e Militanos dhe David Alabas e kanë lënë në hije Nacho Fernandezin dhe zikaltërit bashkë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ i kanë ofruar një shans për të vijuar këtë rrugë, në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.
Duke marrë parasysh faktin e sipërpërmendur , automatikisht Nacho Fernandez shëndërrohet në mbrojtësin e katërt tek ‘’ Los Merengues ‘’, duke ia vështirësuar protagonizmin tek Real Madridi në sezonin vijues.
Kjo sfidë parashikohet se do të jetë e luftuar deri në fund, sidomos nga ‘’ Verdhekuqtë ‘’ , skuadër e cila pas shumë vitesh triumfoi në një kompeticion europian siç është Conference League dhe përsëri do të zhvillojë një finale në Europa League kundër Sevillas, ndërsa Interi do të masë forcat me Manchester City-n në atë të Champions Leagues.



